Mbërrin në Shqipëri anija italiane me 16 emigrantët e parë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në Shqipëri anija italiane me 16 emigrantët e parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në portin e Shëngjinit, emigrantët që janë nga Afrika Veriore, mbërritën mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Shëngjinit ku do t’ju nënshtrohen fillimisht kontrolleve. Më pas emigrantët do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
(Kosova Sot Online)