Daçiq: Erdogani menjëherë e vuri re që kam humbur peshë

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 09:12
Daçiq: Erdogani menjëherë e vuri re që kam humbur peshë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte për vizitë zyrtare në Serbi javën e kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Erdogan e ka vërejtur se ai ka rënë në peshë.

“Menjëherë e thirra gruan time dhe i thashë ‘çka po më thua se kam shtuar peshë’”, tha Daçiq në TV Prva të hënën, siç raporton Danas.

Daçiq komentoi gjithashtu faktin që këndroi para Erdoganit, duke theksuar se “menjëhershmëria në diplomaci është e rëndësishme”.

Ai tha gjithashtu se presidenti turk e vlerëson Serbinë si “çelës për sigurinë në rajon”.

(Kosova Sot Online)