
Tre ndërtesa janë shembur nga tërmeti në Turqi

Turqia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 gradë të shkallës Rihter, ndonëse disa media lokale raportojnë se ai ishte edhe më i fortë dhe arrinte në 6.0 gradë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Tërmeti u regjistrua në orën 10:46 me orën lokale me epiqendër në lagjen Kale, Malatya dhe u ndje edhe në Dijarbakır, Elazig dhe disa qytete të tjera në lindje të Turqisë.
Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya iu drejtua publikut me informacionin e parë pas tërmetit të fuqishëm.
“Gjithsej tre ndërtesa u shembën pjesërisht, nga një në Malatya, Sanliurf dhe Elazig. Nuk pati viktima njerëzore,” tha ai.
Tërmet është ndjerë në Anadollin lindor, Anadollin juglindor, si dhe në Siri, Gjeorgji dhe Armeni.
(Kosova Sot Online)