
Ka nisur me një minutë heshtje për gjeneralin Sir Mike Jackson seanca në kuvendin e Kosovës

Seanca e sotme e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të gjeneralit të parë Sir Mike Jackson, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjeneralin Mike Jackson”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj.
Gjenerali Jackson vdiq dje në moshën 80 vjeçare.
(Kosova Sot Online)