Shala: Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 10 milionë euro

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 13:06
Shala: Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 10 milionë euro

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se edhe më parë kanë kërkuar debat parlamentar lidhur me çështjen e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shala tha se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në këtë rast është mbi 10 milionë euro.

“Sot jemi këtu bashkërisht si opozitë për të njëjtën temë, çështjen e aferave tanimë publikisht të njohura korruptive të ambalazhuesve të ujit. Tanimë drejtësia dhe institucionet e tjera kanë marrë hapa për hetimin  dhe zbardhjen e kësaj afere korruptivee përmasa dhjetëra miliona euro. Dëmi financiar për buxhetin e shtetit është mbi 10 milionë euro”, ka thënë ai.

Ai kërkoi sqarime lidhur me këtë çështje teksa kritikoi mungesën e deputetëve të VV-së në këtë debat parlamentar.

“Sot mungon ministri, kabineti qeveritar dhe kryeministri i cili po hesht”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)