![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Opozita ndërpret seancën në Kuvend
![Opozita ndërpret seancën në Kuvend](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/16/auto_opozita-600x3601729082940.png)
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të Kosovës për një konferencë për media pasi akuzoi këtë medium se nuk e transmetoi seancën e sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ashtu siç e paralajmëruam edhe më herët si shefa të grupeve parlamentare të partive opozitare, ne tani do ta ndërpresim seancën për një arsye të vetme, që para RTK-së ta mbajmë një konferencë për media dhe t’i adresojmë çështjet të cilat na brengosin jashtëzakonisht shumë. Sjellja e RTK-së karshi opozitës dhe Kuvendit të Kosovës është e patolerueshme. Pra, bllokimi i fjalës, tentimi për ta shmangur nga vëmendja e qytetarit aferën që e ekspozon një grup parlamentar është i papranueshëm. Prandaj, ne do ta ndërpresim dhe si deputetë të opozitës do të shkojmë tani para RTK-së për një konferencë për media”.
Ai tha se seanca sot nuk vazhdon, por “e vazhdojmë një moment tjetër”.
(Kosova Sot Online)