Basha: Opozita nuk janë shumë, por janë hajgarexhi
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën kosovare, pra PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Basha i ka quajtur “hajgarexhi” opozitën.
Tutje, ai ka rekomanduar që opozita të shkojë “krejt bashkë në Big Brother 3”.
“Meqenëse opozita po ankohen që s’po kanë boll hapësirë televizive, ju rekomandoj që të shkojnë krejt bashkë në Big Brother 3! Edhe ashtu taman i nxen se nuk janë shumë, por edhe i kishin argëtu popullin si hajgarexhi që janë” – ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)