Picula raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë

  • A.P /
  • 17 October 2024 - 11:25
Picula raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Kroacia, Tonino Picula, do të bëhet raportuesi i ri i këtij organi për Serbinë, mëson jozyrtarisht Novosti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kësaj gaszete, Parlamenti Evropian ka përcaktuar zyrtarisht se cilat grupe politike do të jenë në krye të Ballkanit Perëndimor, ndaj raportuesi i ri për Serbinë e Shqipërinë do të jetë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.

Raportuesi për Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën do të jetë nga Partia Popullore Evropiane, për Malin e Zi nga Reneë Europe, ndërsa raportuesi nga grupi i Gjelbër do të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut.

(Kosova Sot Online)