Haziri: Qeveria e Kosovës i ka futur krahët në tegull të mjaltës

  • A.P /
  • 17 October 2024 - 13:00
Haziri: Qeveria e Kosovës i ka futur krahët në tegull të mjaltës

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për nepotizëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se mataforikisht se “Qeveria e Kosovës i ka futur krahët në tegull e mjaltës”.

Sipas tij, kanë shkuar aq sa larg sa edhe në rezervat e shtetit kanë prekur.

“Nëse mund të pajtohemi parimisht, Kosovë janë nxën njerëzit duke i shti gishtat në tegull të mjaltës, edhe kemi thënë ne u nxë dikush, u marrë prokuroria me ta. Jo kta duart, por i kanë shti edhe krahët deri në fund në tegulla edhe magje të popullit që janë rezervat e shtetit”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka thënë se nuk ka në histori të Kosovës më shumë punësime familjare sesa në këtë Qeveri.

(Kosova Sot Online)