
Një 68-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar sek*sualisht një 11-vjeçare

Një 68-vjeçar është arrestuar në Maliq të Shqipërisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia e Korçës bën me dije se i moshuari me iniciale I.S është arrestuar në flagrancë.
“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)