Detaje nga arrestimi i të riut në Mitrovicë

  • A.P /
  • 18 October 2024 - 09:40
Detaje nga arrestimi i të riut në Mitrovicë

Më 17 tetor Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Granit Vallqi akuzohet nga shteti gjerman për vrasje dhe grabitje, për çfarë edhe u lëshua urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton IndeksOnline.

Vallqi akuzohet ishte përfshirë në një sulm brutal ndaj një 85 vjeçari bashkë me Hassan Issa, shtetas libanez.

Kosovari bashkë me të akuzuarin tjetër më 7 shtator të vitit 2023 në Këln të Gjermanisë kishin rrahur brutalisht 85 vjeçarin.

Sipas hetuesisë, të akuzuarit e kanë shtrirë për toke të moshuarin e pambrojtur në shtëpinë e tij, i kanë zënë gojën dhe i kanë mbështjellë kokën me shirit..

Lidhur me këtë rast Vallqi dhe Issa janë dënuar me disa vite burg për grabitje me vrasje

Pas këtij rasti, dy të akuzuarit u dëbuan nga Gjermania, por sipas hetuesisë ata janë kthyer përsëri, pasi u kapën nga kamerat e një aeroporti.

Sipas hetuesisë, të akuzuarit kishin kaluar me identitet të rremë.

(Kosova Sot Online)