Ndalohen tre persona pasi hyn ilegalisht nga Serbia
Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aty gjendeshin tre të dyshuar meshkuj nga Kosova.
Ata dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.
Ata janë ndalur në fshatin Zrnosek të Leposaviqit, ku të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)