![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Vjosa Osmani takon kongresistin Torres
![Vjosa Osmani takon kongresistin Torres](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/21/auto_osmani_torres1729496518.jpg)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në Nju York kishim një diskutim përmbajtjesor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.
(Kosova Sot Online)