Ndodh edhe kjo: Shoferi drejton Golf 2-shin me qenin e hipur mbi të
Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga Bosnjë e Hercegovina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shoferi e vendosi qenin mbi tavanin e makinës dhe grahu makinën shumë kilometra në këtë mënyrë.
Pamjet janë marrë në qytetin Polje në Busovaçë.
Shoferi pritet të gjobitet për këtë, ngase veprimi llogaritet si torturë e kafshëve dhe përbën vepër penale.
(Kosova Sot Online)