
Arrestimi i Ilir Metës, Sali Berisha: Urdhër për ta eliminuar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha reagoi në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Berisha e quajti këtë persekutim, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.
“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.
(Kosova Sot Online)