![Rrëzohet helikopteri në një pyll në Gjermani](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/12/200x200_LAJMI_I_FUNDIT1723450242.jpg)
Ja momenti kur Ilir Meta arrestohet në komunikacion
![Ja momenti kur Ilir Meta arrestohet në komunikacion](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/21/auto_ARRESTOHET-ILIR-META-1-600x3601729512623.jpg)
Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).
Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.
(Kosova Sot Online)