Aksident me fatalitet në autostradë, policia del me detaje

  • A.P /
  • 22 October 2024 - 09:09
Aksident me fatalitet në autostradë, policia del me detaje

Policia e Kosovës ka dal sot m e raport lidhur me aksidentin e me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, e ku kanë vdekur dy persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë të përfshirë në këtë aksident kanë qenë dy vetura dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur edhe tre persona të lënduar.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)