Gjenden dy granata dore në Malishevë

  • A.P /
  • 22 October 2024 - 09:43
Gjenden dy granata dore në Malishevë

Në një fushë raportohet se janë gjetur dy granata dore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:10 në fshatin Lladroviq, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave të dorës.

“Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)