Hovenier: Me O’Brien patëm biseda të rëndësishme
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka shkruar për vizitën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dje në Prishtinë, i cili u takua me krerët e shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hovenier sot shkroi se kanë pasë biseda të rëndësishme me liderët kosovarë për partneritetin me SHBA-në, si dhe për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.
“Faleminderit Ndihmëssekretarit O’Brien për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe europian”, ka thënë Hovenier.
(Kosova Sot Online)