
Donika Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në “X”, Gërvalla ka shkruar se gjatë takimit me Berset, kanë diskutuar mbi arritjet e Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
“Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla.
(Kosova Sot Online)