Ilir Meta debat me prokurorët që e futën në qeli

  • A.P /
  • 23 October 2024 - 10:43
Ilir Meta debat me prokurorët që e futën në qeli

Ilir Meta ka dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg për tre vepra penale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas dëshmitarëve, ndonëse seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, Meta është dëgjuar të flasë me tone të larta kundrejt prokurorëve dhe gjyqtarëve që firmosën për arrestimin e tij.

Bëhet me dije se seanca për ish-presidentin është shtyrë për në orën 13.30 pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. 

(Kosova Sot Online)