Inspektorati aksion në Dardani

  • A.P /
  • 23 October 2024 - 11:40
Inspektorati aksion në Dardani

Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke larguar një objekt – konstruksion të vendosur ilegalisht në lagjen Dardania në kryeqytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se aksione të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Inspektorati do të vazhdojë me largimin e këtyre objekteve (konstruksioneve) ilegale duke mos lënë anash edhe ndërhyrje, aksione dhe inspektime të tjera të shumta në kryeqytet të cilat zhvillohen njëkohësisht”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)