
Alon Ben-Meir: Prania e forcave serbe pranë kufirit të Kosovës krijon një atmosferë të tensionuar

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare Alon Ben-Meir ka komentuar lëvizjet e fundit të forcave serbe përreth kufirit me Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai thotë se prania e forcave serbe pranë kufirit të Kosovës krijon një atmosferë të tensionuar dhe mund të destabilizojë rajonin.
“Ajo gjithashtu ngre frikën e konfliktit të mundshëm dhe prish ekuilibrin delikat të sigurisë pasi dislokimet shërbejnë si frikësim”, ka shkruar Ben-Meir në X.
(Kosova Sot Online)