Rohde: Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë

  • A.P /
  • 23 October 2024 - 13:38
Rohde: Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i kënaqur që iu bashkua ministrit Faton Peci, në panairin Agri-Rinew 2024 në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë se ndihet i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë, që është vendosr të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale.

“Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë kyçe për të ardhmen e Kosovës. Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë që është vendosur të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale! Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme”, thuhet në postimin e plotë të Rohdes.

(Kosova Sot Online)