
Bajrami: 95% e premtimeve të kryeministrit Kurti janë të dështuara

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Hykmete Bajrami thotë se 95% e premtimeve të kryeministrit Kurti janë të dështuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bajrami kritikon Kryeministrin për mungesën e një vizioni të qartë dhe përqendrimin në sondazhe, duke theksuar se ai duhet të flasë për projekte të rëndësishme si infrastruktura, arsim, drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.
Ajo vëren se në një situatë normale, qytetarët do të prisnin një qeveri që i adreson këto çështje, por situata aktuale në Kosovë është e ndryshme.
“Dështimet e Qeverisë Kurti nuk mund t’i kufizojmë vetëm në ekonomi edhe pse këto janë me të dukshmet. Nëse e marrim programin Qevrisës të Kurti dhe e shohim realizimin e tij pas katër viteve me përgjegjësi të plotë mund ta themi se ka dështuar 95%, dmth, vetëm 5% e asaj çfarë ata kanë premtuar është realizuar”, tha Bajrami.
(Kosova Sot Online)