Turqia godet 32 objektiva në Irak dhe Siri

  • A.P /
  • 24 October 2024 - 08:08
Turqia godet 32 objektiva në Irak dhe Siri

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se kishte goditur “32 objektiva” të PKK-së dhe aleatëve të saj në veri të Irakut dhe Sirisë, pas sulmit që shkaktoi të paktën 5 të vdekur në Ankara dhe që qeveria ia atribuoi Partisë Kurde të punëtorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në përputhje me të drejtat tona të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, u krye një operacion ajror kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri: gjithsej 32 objektiva që u përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses”, raporton ministria në një shënim, ku specifikohet se “operacionet ajrore vazhdojnë”.

Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqia godet 32 objektiva në Irak dhe Siri

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se kishte goditur “32 objektiva” të PKK-së dhe aleatëve të saj në veri të Irakut dhe Sirisë, pas sulmit që shkaktoi të paktën 5 të vdekur në Ankara dhe që qeveria ia atribuoi Partisë Kurde të punëtorëve.

“Në përputhje me të drejtat tona të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, u krye një operacion ajror kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri: gjithsej 32 objektiva që u përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses”, raporton ministria në një shënim, ku specifikohet se “operacionet ajrore vazhdojnë”.

Sulmi terrorist ndodhi jashtë ndërtesës së kompanisë kombëtare të hapësirës ajrore, Tusaş, jashtë Ankarasë në orën 16:00 të së mërkurës duke vrarë pesë persona dhe plagosur 22 të tjerë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya deklaroi pas sulmit se autorët mund të jenë pjesë e organizatës terroriste PKK, duke nënvizuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Autoritetet turke janë mobilizuar për të ndjekur gjurmët e autorëve dhe për të marrë masa shtesë sigurie. Terrorizmi ka qenë një nga sfidat kryesore për Turqinë, e cila ka përballuar sulme të ngjashme nga grupe të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Autoritetet turke kanë ripërsëritur përkushtimin e tyre për të luftuar terrorizmin me vendosmëri dhe për të mbrojtur qytetarët e vendit nga kërcënimet. 

(Kosova Sot Online)