
Trupat shqiptare i bashkohen aleatëve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook bën me dije se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi”, shkruan Vengu përkrah videos së publikuar që tregon momente gjatë stërvitjes.
(Kosova Sot Online)