Osmani: Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore shembulli i rajonit

  • A.P /
  • 24 October 2024 - 10:26
Osmani: Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore shembulli i rajonit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Republika e Kosovës për këto 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 viteve të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të sundimit të ligjit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në konferencën ndërkombëtare të organizuar në temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, tha se përvojat e gjykatave kushtetuese janë të mira për secilin gjyqtarë të në një rast të caktuar.

“Gjykata në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaftë të mirë në sundim të ligjit. Themelimi i këtij forumi do të rrisë edhe më shume bashkëpunimin e gjykatave kushtetuese në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Institucionet tona mbeten të angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të njeriut”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)