Hamza zotohet se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme

  • A.P /
  • 24 October 2024 - 11:30
Hamza zotohet se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamza ka diskutuar me ta për përfshirjen e grave në tregun e punës, për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, sugjerimet e të cilëve do t’i përfshijë në programin qeverisës.

“Ju e dini më së miri se çka ju preokupon. Cilat janë brengat dhe problemet tuaja…”, ka thënë Hamza.

Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin ndërtimi i çerdheve, krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimit për të evituar bartjen e çantave të rënda për fëmijët, edukimi shëndetësor, sigurimi i prodhimeve bujqësore dhe të tjera.

Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza u zotua se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme, bujqve do t’iu shpaguhet mundi edhe kur prodhimet e tyre dëmtohen nga vërshimet, si dhe premtoi tabela digjitale për shkolla, në kuadër të reformës së thellë në arsim.

(Kosova Sot Online)