![Bali Muharremaj, e pranoi humbjen e AAK-së në Suharekë](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/26/200x200_Bali-Muharremaj1661536638.jpg)
Komandanti i KFOR-it ia bën të qartë gjeneralit serb rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve
![Komandanti i KFOR-it ia bën të qartë gjeneralit serb rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/24/auto_gfgf1729767026.jpg)
Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, të mërkurën ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me kreun e forcave serbe, Milan Mojsilovic dhe anëtarë të tjerë të forcave të armatosura serbe në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Numri një i KFOR-it në këtë takim ia ka bërë të qartë gjeneralit serb rëndësinë e komunikimit të rregullt me qëllim të sigurimit që informatat të shkëmbehen me kohë.
“Ata ndanë pikëpamjet mbi sigurinë rajonale dhe mbi aktivitetet e vazhdueshme ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe. Gjeneralmajor Barduani theksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt që synon të sigurojë shkëmbimin në kohë të informacionit dhe ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e KFOR.
(Kosova Sot Online)