Hamiti: Një nga përkufizimet e intelektualit është t'ia themi të vërtetën pushtetit

  • A.P /
  • 24 October 2024 - 13:13
Hamiti: Një nga përkufizimet e intelektualit është t'ia themi të vërtetën pushtetit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka dhënë një përkufizim për intelektualin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka vlerësuar se intelektual është ai që ia thotë të vërtetën pushtetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se konfomristët e bëjnë të kundërtën.

“Një nga përkufizimet e intelektualit është se ai/ajo ia thotë të vërtetën pushtetit (angl. speaking truth to poëer). Këtë rrezik nuk e marrin konformistët. Këta flasin për t’i pëlqyer shumicës, më shpesh pushtetit – cilido qoftë ai – sepse këtë gjë lehtësisht do ta bëjnë edhe herën tjetër, kur dikush tjetër do të jetë në pushtet. Do ta kenë mirë përherë. Do të jenë rreshtuar gjithherë në anën e duhur”, ka shkruar Hamiti.

(Kosova Sot Online)