Ankohet Hoti: Energjia elektrike u shtrenjtua disa herë

  • A.P /
  • 24 October 2024 - 13:42
Ankohet Hoti: Energjia elektrike u shtrenjtua disa herë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se zgjidhja në sektorin e energjisë elektrike nuk është e thjeshtë, por tha se me qeverinë aktuale, Korporata Energjetike e Kosovës po menaxhohet nga parapolitika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se vendimet merren në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa zbatohen në KEK. Ish-kryeministri tha se energjia elektrike “është shtrenjtuar disa herë, e nuk është liruar kur është liruar mandej në tregjet ndërkombëtare”.

“Në këtë qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutu. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatu. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmu”, tha Hoti.

Ai përmendi edhe se vendi “nuk ka kapacitete të reja energjetike”.

“Ndoshta kapacitetet e reja energjetike edhe nuk ndërtohen brenda një mandati, por mund të fillohen. Por as nuk janë fillu. As s’është duke mendu dikush për këtë çështje”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)