Gruaja kosovare raporton se u kanos në market nga bashkëshorti

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 09:35
Gruaja kosovare raporton se u kanos në market nga bashkëshorti

Një grua në Malishevë ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE&SHKELJE E URDHËRIT MBROJTËS – Malishevë  25.10.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)