Von Der Leyen takon Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 11:00
Von Der Leyen takon Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Von Der Leyen në një postim të bërë para pak minutash në “X”, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.

(Kosova Sot Online)