Franca i bën thirrje Izraelit të përmbahet

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 14:24
Franca i bën thirrje Izraelit të përmbahet

Franca i ka bërë thirrje Izraelit që të “përmbahet” nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet tashmë të rritura në Lindjen e Mesme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpërthime të shumta u dëgjuan në Teheran, kryeqytet, dhe në bazat ushtarake aty pranë, duke filluar pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale.

Të paktën shtatë shpërthime u raportuan mbi Teheran dhe Karaj aty pranë, si dhe në qytetin lindor të Mashhad. Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi se dy ushtarë u vranë.

Sulmet ajrore izraelite u kryen si hakmarrje ndaj një breshëri raketash të nisur nga Irani më 1 tetor.

Në një deklaratë të lëshuar nga Quai d’Orsay të shtunën, ministria e jashtme franceze i kërkoi Izraelit të “përmbahet nga çdo përshkallëzim ose veprim që mund të përkeqësojë kontekstin e tensionit ekstrem” në rajon.

(Kosova Sot Online)