Osmani uron Austrinë: Lidhjet tona na i ka forcuar diaspora

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 15:25
Osmani uron Austrinë: Lidhjet tona na i ka forcuar diaspora

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në një postim në platformën ‘X’, ka shkruar se Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës.

Ajo bëri të ditur se lidhjet diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona.

“Urime presidentit Van der Bellen dhe popullit të Austrisë për Ditën e tyre Kombëtare! Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës dhe është inkurajuese të dëshmojmë se bashkëpunimi ynë bëhet më i fortë çdo vit. Lidhjet tona diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)