
Përgatituni: Këtë të diel ndryshon ora

Këtë të diel (29 tetor), Kosova dhe shumë vende të tjera evropiane do të kalojnë në orën dimërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke kaluar në orën 02:00.
Ky ndryshim i orës shënon fundin e orës verore dhe synon të përshtatë orarin ditor me dritën e ditës gjatë muajve të dimrit. Ndryshimi i orës do të zgjasë deri në fund të marsit 2024, kur sërish do të rikthehemi në orën verore.
(Kosova Sot Online)