Kuvendi mban dy seanca këtë javë

  • A.P /
  • 28 October 2024 - 13:14
Kuvendi mban dy seanca këtë javë

Dy seanca do të mbahet gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

“U dakorduam që të kemi dy seanca gjatë javës”, tha Gashi.

Ndërsa shefi i GP të AAK’së bëri të ditur se cka ka në seancën e të mërkurës.

“Seanca e të mërkurës është seancë e vazhdimit, janë një mori ligjesh, një mori seancash që nuk kanë marrë epilog se si kanë pasë shumicën. Pika e parë e rendit të ditës ka qenë debati për tri vjet qeveri, që tash duhet të bëhet 4 vjet”, tha Besnik Tahiri.


(Kosova Sot Online)