
Tahiri: Qeveria Kurti dështimet po i mbulon me temën e Asociacionit

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, duke u shprehur se gjatë këtij mandati s’e ka kryer asnjë punë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë ka thënë se dështimet, Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, veriut dhe të urës.
“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)