Humb jetën avokati shqiptar pasi u përplas për vdekje nga vetura

  • A.P /
  • 28 October 2024 - 13:22
Humb jetën avokati shqiptar pasi u përplas për vdekje nga vetura

Avokati Mariglen Koçiu është identifikuar si viktima e aksidentit të ndodhur në autostradën Lushnjë-Tiranë më datën 26 tetor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avokati 56-vjeçar raportohet se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi, Lulzim Balilaj.

Mariglen Koçiu ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale për ikjen e tij të parakohshme.

(Kosova Sot Online)