
E trishtë: Ky është kosovari që humbi jetën tragjikisht nga vëllai i tij

Auron Myftari është personi që humbi jetën tragjikisht nga vëllai i tij duke u goditur me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfimruar Polica e Kosovës.
“Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.
Auroni është vëllai i regjisorit të njohur, Agon Myftari dhe djali i aktorit të njohur tashmë të ndjerë, Hazir Miftari.
Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit në rrjete sociale. Ai ka thënë se rrethanat e ngjarjes po hetohen.
Postimi:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Me respekt,
Familja
(Kosova Sot Online)