Ky mot parashikohet të mbajë për të martën

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 06:56
Ky mot parashikohet të mbajë për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C.


(Kosova Sot Online)