Izraeli ndalon agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 07:29
Izraeli ndalon agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë

Izraeli miratoi të hënën një ligj të hënën që ndalon a agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA që të operojë në vend. Ligji mund të ndikojë në punën e saj në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Ligjvënësit që hartuan ligjin cituan, siç u shprehën, “përfshirjen e disa punonjësve të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe faktin që punonjës të saj ishin anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura.

Ligji ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se kjo masë do të përkeqësojë më tej situatën e rëndë humanitare në Gazë, ku Izraeli lufton prej një viti kundër militantëve të Hamasit. Masa ligjore e ndalimit të veprimtarisë nuk i referohet operacioneve në territoret palestineze apo gjetkë.

“Punonjësit e UNRWA-s të përfshirë në aktivitete terroriste kundër Izraelit duhet të mbahen përgjegjës. Duke qenë se shmangia e një krize humanitare është po ashtu thelbësore, ndihma e qëndrueshme humanitare në Gazë duhet të vazhdojë tani dhe në të ardhmen,” shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në mediat sociale pas votimit.

(Kosova Sot Online)