Osmani: Populli i Kosovës është falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Turqisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruara homologun turk Rexhep Taip Erdogan dhe gjithë popullin Turqisë me rastin e Ditës së Republikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim në X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Turqisë.
Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur të forcojë partneritetin me Turqinë.
“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim të shfrytëzojmë me entuziazëm të madh mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)