Vetëvendosje: Në veri dikur lejohej vetëm ndërtimi i vilave të Radojçiçit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga punimet në rrugën Bare- Selac, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
VV ka thënë se në veri dikur lejohej vetëm ndërtimi i vilave të Radojçiqit ndërsa sot po ndërtohen shtëpi të qytetarëve e rrugë.
“Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radojçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”.”
VV shton se për 4 vjet qeverisje është bërë punë e jashtëzakonshme ne atë zonë.
“Për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tash është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4Km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit.”
Sipas VV’së, veriu ka qenë i lënë anash jo vetëm nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve.
“Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë.”
(Kosova Sot Online)