Gjendet i vdekur i kërkuari për vjedhje të armës nga babai

  • A.P /
  • 30 October 2024 - 08:45
Gjendet i vdekur i kërkuari për vjedhje të armës nga babai

Policia në Pejё njofton se sot rreth orёs 19:45 ёshtё gjetur trupi i pajetё i viktimës, që fillimisht me datё 26.10.2024 ishte raportuar si i dyshuar për vjedhje të një arme zyrtare nga babai i tij nё fshatin Vitomiricё, zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se nё vendin e ngjarjes kanё dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetё u dërgua në institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.

(Kosova Sot Online)