Osmani: Qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë

  • A.P /
  • 30 October 2024 - 14:28
Osmani: Qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për viktimat nga përmbytjet në Spanjë dhe tha se Kosova qëndron me popullin spanjoll në këtë kohë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për rindërtim”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)