Berisha: Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga arresti i shtëpisë, në fjalimin e tij të përnatshëm, e vuri theksin tek Tetori Rozë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në fjalën e tij Berisha tha, se në spitale mungojnë aparaturat kryesore të mjekimit të kësaj sëmundjeje.
“Mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse gratë e pushtetit vjedhin fondet që paguajnë qytetarët shqiptarë për këto aparatura, ilaçe”- tha Berisha.
Sipas tij me programin e PD-së do ketë përparësi shëndeti i qytetarëve shqiptarë dhe se vdekshmëria nga kjo sëmundje të arrijë në nivelet më të ulëta në botë.
Berisha paralajmëroi nesër sërish protestë tek bashkia, ndërsa i bëri thirrje Kryeministrit Rama, siç u shpreh ai, të ndalojë terrorin mbi opozitën.
“Ky program shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon nga ne mosbindje civile në një betejë të fuqishme, të krijojmë qeverinë teknike, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe rotacionit pushtetit dhe fitores së opozitës”- tha Berisha.
(Kosova Sot Online)