Muja: I vetmi subjekt që nuk ka histori të rritjes së pagave është LDK-ja

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 08:00
Muja: I vetmi subjekt që nuk ka histori të rritjes së pagave është LDK-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka kundërshtuar kritikat se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave është elektoral. Sipas tij, pagat janë rritur secilin vit e se nuk ka lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ideja është që pagat janë rritë vit pas viti në bazë të rritjes ekonomike. Sa më e lartë është performanca ekonomike, ai është parimi që e kemi ndjekë. Nuk është e vërtetë çfarë thuhet se pagat po rriten në prag të zgjedhjeve”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Ai ka thënë se LDK-ja është subjekti i vetëm që nuk ka rritur asnjëherë paga.

Kritika i ka drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës, pasi ka thënë se rritja e pagave për tri vjet është më e madhe se që është bërë për 10 vjet.

“I vetmi subjekt që nuk ka histori të rritjes së pagave është LDK-ja, s’kanë rritë kurrë vetë pagë. Edhe te pjesa e PDK-së që thuhet ‘ah këta kanë rritë paga’, nuk është e vërtetë”. 

(Kosova Sot Online)