Hovenier: Të punojmë bashkë drejt një të ardhmeje pa kancer

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 09:52
Hovenier: Të punojmë bashkë drejt një të ardhmeje pa kancer

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, mori pjesë dje në një ngjarje me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është postuar fotografi e Hovenier me kolegë, ku thuhet: “Ambasada Amerikane në Prishtinë solidarizohet me të prekurit nga kanceri I gjirit këtu në Kosovë dhe në mbarë globin”.

“Jam i nderuar që u bashkova me kolegët e mi sot në njohjen e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Le të forcojmë vendosmërinë tonë për të mbështetur të mbijetuarit, për të përhapur ndërgjegjësimin dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa kancer”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)